Ndërtimi i Apple Park është pranë përfundimit dhe kompania është duke i dhënë “dorën” e fundit teatrit Steve Jobs ku pritet prezantimi i iPhone 8 javën e ardhshme. Këtë informacion na e jep vetë kompania e cila ka publikuar disa pamje filmike të kampusit jo vetëm jashtë por edhe brenda tij.

Teatri është 6 metra i lartë dhe rrethohet nga mure prej xhami. Poshtë këmbëve të pjesëmarrësve gjendet një shtresë prej karboni dhe shtrihet në 11,148 metër katror. Salla mund të mbajë 1.000 njerëz. Apple i vuri emrin teatrit në nderim të bashkëthemeluesit legjendar të kompanisë Steve Jobs.


Aktiviteti i Apple do të mbahet të Martën më 12 Shtator. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment