iOS 11 është pranë lëshimit zyrtar dhe ka ardhur momenti të përgatiteni për këtë përditësim kaq të rëndësishëm. Në radhë të parë duhet të lironi pak hapësirë në iPhone. Nëse e instaloni nëpërmjet OTA  direkt nga iPhone, do ju nevojitet më tepër hapësirë, ndërsa nga iTunes kërkon më pak hapësirë.

Përpara se të instaloni iOS 11, bëni gjithmonë një backup përpara. Mund ta bëni direkt në iPhone nëpërmjet iCloud, nga Settings > iCloud > Backup, ose nëpërmjet iTunes duke e lidhur iPhone me kompjuterin. Mjafton një sinkronizim i thjeshtë.

Instalimi: mund të instaloni iOS 11 në dy mënyra, direkt nga pajisja nëse shkoni tek Settings > General > Update Software dhe të shtypni "Install", ose duke e lidhur iPhone-in me iTunes dhe duke shtypur butonin "Verify Updates".

iOS 11 do të jetë i disponueshëm për të gjithë, sot nga ora 19:00. iOS 11 mund të instalohet në këto pajisje: iPhone 7, iPhone 7 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone SE, iPhone 5s, iPad Pro 12,9", iPad Pro 10,5", iPad Pro 9,7", iPad Air 2, iPad Air, iPad 5, iPad mini 4, iPad mini 3, iPad mini 2, iPod Touch 6. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment