Midis funksioneve të reja të iOS 11, vjen edhe mundësia për të përshtatur tastierën për përdorimin vetëm me njërën dorë, një funksion mjaft komod për të gjithë ato që i kanë duart e vogla në krahasim me përmasat e ekranit të telefonit por edhe për të gjithë ato që preferojnë të përdorin një tastierë më të vogël. Le të shohim si mund të aktivizojmë këtë funksion.

Mjafton të hapni tastierën, nga aplikacioni i mesazheve apo ndonjë aplikacion tjetër, të mbani të shtypur butonin emoji ose për të ndryshuar tastierën deri sa të shfaqen një imazh si ky më poshtë.


Me butonin e posatçëm mund të vendosni nëse dëshironi të përdorni tastierën qëndrore ose të vendosni ta spostoni atë majtas ose djathtas sipas preferencave tuaja. Tastiera do të ketë pamjen që shikoni më poshtë dhe duke shtypur butonin që tregon shigjeta e kuqe mund të ktheheni në gjëndjen e mëparshme.


Nëse keni dëshirë, mund të zgjedhni pozicionin e tastierës majtas ose djathtas direkt nga menuja Settings dhe ta vendosni atë si tastierë kryesore. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment