Apple ka prezantuar sot modelin e ri Apple Watch Series 3 me një preoçesor më të shpejtë dhe me lidhjen e shumëpritur cellular. Teknologjia e Apple është mjaft interesante: do të përdorë një SIM elektronik që do të përdorë të njëjtin numër të iPhone-it tuaj dhe do ju ofrojë mundësinë të telefononi.

Mund edhe të shkëmbeni mesazhe, të përdorni Siri, të përdorni Hartat, etj. Brenda Apple Watch Serie 3 do të ketë një proçesor 70% më i shpejtë se modeli i mëparshëm. Për herë të parë, Siri do të flasë në Apple Watch. Përveç kësaj, proçesori i ri do të reduktojë edhe konsumet e orës së mençur.


Apple ka arritur të ruaj të njëjtat përmasa të Apple Watch Series 2. Si është e mundur? Nuk është shtuar asnjë antene e re, është ekrani i Apple Watch që funksionon edhe si antenë. Apple Watch Series 3 do të ketë watchOS 4, sistemin e ri operativ që do të sjellë shumë risi për sa i përket shëndetit.

Apple Watch Series 3 do të jetë i disponueshëm me prenotim nga 15 shtatori me çmimin 329$ për versionin Sport 38mm dhe 399$ për versionin 42mm. Do të dalë në treg më 22 shtator. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment