Abonentët e Telekom Albania do të mund të kontrollojnë balancën e minutave, SMS dhe MB më shpejt dhe më lehtë falë aplikacionit më të ri të operatorit të dytë më të madh në Shqipëri. Nga data 28 Gusht aplikacioni është i disponueshëm në App Store.

Kjo lëvizje vjen pas lançimit të dy aplikacioneve të reja së fundit nga Vodafone Albania dhe ALBtelecom quajtur My Vodafone dhe Profili Im. My Telekom është i ngjashëm në funksionalitet me dy homologët dhe përmes tij përdoruesit mund të:

  • Kontrolloni balancën tuaj,
  • Kontrolloni njësitë e mbetura të paketës/paketave tuaja,
  • Shikoni dhe paguani faturën/faturat tuaja apo një faturë tjetër
  • Rimbushni çdo numër Telekom
  • Aktivizoni paketa apo shërbime të ndryshme

Aplikacioni është i disponueshëm për iOS 8.0 dhe më lart dhe mund të qaseni në të ose manualisht duke vendosur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin ose në mënyrë direkte nga karta juaj duke përdorur Mobile Data të Telekom Albania. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment