Me lëshimin e iOS 11, Apple ka rritur në 150 megabyte limitin e aplikacioneve dhe lojërave që mund të shkarkojmë duke përdorin internetin mobile (Cellular Data). Përpara këtij përditësimi, limiti ishte i fiksuar në 100 MB. Ndërsa tani, mund të shkarkojmë në 3G ose LTE edhe aplikacione dhe lojëra që nuk i kalojnë 150 MB.

Nëse një app ose lojë peshon më shumë se 150 MB, atëherë do të nevojitet një lidhje Wi-Fi. Bëhet fjalë për një lajm shumë të mirë për zhvilluesit e programeve, që shpesh mundohen të qëndrojnë brenda këtij limiti për të mos humbur mundësinë e shkarkimit edhe nëpërmjet rrjetit mobile.

Herën e fundit që Apple e ka rritur këtë limit ka qenë katër vite më parë, kur me iOS 7 kalohej nga 50 MB në 100 MB. Në fillim, kur App Store u hap për herë të parë në vitin 2008, limiti ishte vetëm 10 MB! /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment