Në këtë artikull do t'ju prezantojmë një program mjaft interesant të publikuar në App Store nga Florian Hebrard ose Ziph0n, siç është njohur ndryshe në komunitetin e Jailbreak. Duke shfrytëzuar librarinë CoreML (Machine Learning) ai ka mundur të krijojë një program që është në gjëndje të njohë objektet që fokusohet nga fotokamera.

Iryss është program i publikuar para pak ditësh në App Store dhe përshtatet vetëm me iOS 11. Duke shfrytëzuar librarinë CoreML të këtij sistemi operativ, i cili ofron funksionet bazë të teknologjisë së inteligjencës artificiale dhe që vihet në dispozicion të zhvilluesve të programeve, nga Apple, programi është në gjëndje të njohë çdo objekt që fokusohet nga fotokamera. Për çdo objekt të skanuar ai do të llogarisë gjithashtu edhe përqindjen e saktësisë.

Për ta përdorur programi, nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të drejtoni fotokamerën drejt cilit do objekt që dëshironi, dhe ai do të shfaqë emërtimin e objektit nëpërmjet një dritareje, ku gjithashtu do të shihni dhe përqindjen e saktësisë së identifikimit. Gjithashtu programi mund të konfigurohet në mënyrë të tillë që sapo identifikon një objekt, ta thotë emërtimin e tij nëpër zërit. Për tu vënë në dukje është edhe koha e përcaktimit të emërtimit, e cila është në rendin e milisekondave.

Ekspertët mendojnë se Iryss është një program me të cilin ju mund të "luani" duke skanuar objektet që keni pranë, duke parë realisht se cila është fuqia e inteligjencës artificiale. Në të ardhmen do të gjejmë në App Store programe që mund të jenë shumë të dobishëm për jetën tonë të përditshme. Nëse dëshironi të provoni Iryss, mund ta shkarkoni falas nga App Atore. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment