Sot kemi vendosur të bëjmë një krahasim midis iPhone X dhe iPhone 8, dy modelet e fundit Apple me specifika teknike dhe karakteristika shumë interesante. Do të shohim më në detaj skedën teknike të iPhone X duke e krahasuar me atë të iPhone 8 për sa i përket dizajnit, ekranit, proçesorin, memorien RAM, hapësirën, fotokamerën, baterinë, sistemin operativ dhe çmimin. Cili është modeli më i mirë për ne? Le ta zbulojmë sëbashku.

iPhone X vs iPhone 8: Dizajni


Dizajni i iPhone X është me të vërtetë inovativ. Pjesa ballore është krejtësisht xham, ndërsa korrnizat janë reduktuar në maksimum, duke ruajtur një korrnizë në pjesën sipër të ekranit ku ndodhet fotokamera dhe sensorët e ndryshëm që bëjtë të mundur funksionimin e Face ID. Përmasat e iPhone X janë 143,6 x 70,9 x 7,7 mm, ndërsa pesha është 174 gram.

Dizajni i iPhone 8 është i njëjtë me modelin paraardhës, megjithëse pjesa prapa nuk është më prej alumini por prej xhami për të bërë më të thjeshtë rikarikimin wireless nëpërmjet teknologjisë Qi. Është gjithmonë prezent sensori Touch ID, shumë i pëlqyer nga përdoruesit. Përmasat e iPhone 8 janë 138,4 x 67,3 x 7,3 mm dhe peshon 148 gram.

iPhone X vs iPhone 8: Diferencat e ekranit


iPhone X integron një ekran OLED 5.8" me rezolucion 2436 x 1125 pixel me densitet 458ppi. Nuk mungojnë funksione si True Tone, që rregullon barazpeshimin e ngjyrës së bardhë në bazë të vendit ku ndodhemi, 3D Touch dhe mbështetjen për DCI-P3.

iPhone 8 ka një erkan 4,7" me rezolucion 1334×750 pixel me densitet 326 ppi, teknologji LCD IPS dhe mbështetje për DCI-P3.

iPhone X vs iPhone 8: Proçesori


Proçesori i iPhone X është modeli i ri A11 Bionic, i zhvilluar nga vetë Apple. Është 64-bit, ofron një motor neural dhe koproçesorin M11. Është tepër i fuqishëm. Të njëjtin proçesor A11 Bionic, Apple ka vendosur ta integrojë edhe në iPhone 8.

iPhone X vs iPhone 8: RAM dhe Memorie


iPhone X ofron 3GB RAM, që mjafton për karakteristikat e sistemit operativ iOS 11. Memoria e brendshme do të jetë 64Gb dhe 256GB. iPhone 8 ofron 2GB Ram, ndërsa memoria e brendshme është e njëjtë.

iPhone X vs iPhone 8: Fotokamera


iPhone X ka një fotokamera e pasme me dy sensor me nga 12 megapixel. I pari ka një hapje f/1.8 ndërsa i dyti ka një hapje f/2.4. Është prezent edhe mekanizmi i stabilizimit optik, Flash True Tone quad-LED me Slow Sync dhe mundësia për të regjistruar video 4K me 60fps. Fotokamera ballore ka një sensor 7 megapixel dhe regjistron video Full HD me 30fps.

iPhone 8 ka vetëm një fotokamera të pasme me sensor 12 megapixel dhe hapje f/1.8. Është prezent edhe mekanizmi i stabilizimit optik, Flash True Tone quad-LED me Slow Sync dhe mundësia për të regjistruar video 4K me 60fps. Fotokamera ballore ka një sensor 7 megapixel dhe regjistron video Full HD me 30fps.

iPhone X vs iPhone 8: Bateria



Bateria e iPhone X garanton deri në 21 orë autonomi në bisedë, deri në 12 orë navigim në internet, 13 orë video dhe deri në 60 orë audio. Gjithashtu suporton edhe rikarikimin e shpejtë deri në 50% në vetëm 30 minuta dhe rikarikimin wireless me standartin Qi.

Bateria e iPhone 8 garanton deri në 14 orë autonomi në bisedë, deri në 12 orë navigim në internet dhe deri në 40 orë audio. Gjithashtu suporton edhe rikarikimin e shpejtë deri në 50% në vetëm 30 minuta dhe rikarikimin wireless me standartin Qi.

iPhone X vs iPhone 8: Sistemi operativ


Të dy modelet kanë të instaluar sistemin e fundit iOS 11. Diferencat janë të pakta, por iPhone X ofron disa funksione që janë ekskluzive vetëm për këtë pajisje.

iPhone X vs iPhone 8: Çmimi


Çmimi zyrtar për modelin iPhone X do të jetë 999$ për modelin 64GB dhe 1.149$ për modelin 256GB. Do të jetë i disponueshëm në vetëm dy ngjyra. Ndërsa iPhone 8 do të kushtojë 799$ modeli 64GB dhe 899$ modeli 256GB. Do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra.

Konkluzionet

Në këtë krahasim midis iPhone X dhe iPhone 8, jemi përballë dy telefonave shumë të ndryshëm nga njëri tjetri. I pari celebron 10 vjetorin e iPhone dhe sjell një teknologji të gjeneratave të fundit, ndërsa i dyti përbën një evolucion të modeleve të mëparshme iPhone. Zgjedhja midis iPhone X dhe iPhone 8 është shumë personale, për këtë arsye po ua lëmë ju të zgjidhni! /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment