Më në fund është prezantuar iPhone X. Do të jetë krejtësisht prej xhami, në pjesën prapa dhe përpara,  me përjashtim të këndeve që do të jenë metalike. Super Retina Display 5,8″ me plot 458ppi, rezolucioni më i madh në një iPhone, i pari me ekran OLED. Vëmë re menjëherë mungesën e butonit Home, i cili është zëvendësur nga Face ID.

Nëse jemi në një aplikacion dhe dëshirojmë të hapim multitasking, mjafton të rëshkasim gishtin mbi ekran dhe më pas të mbajmë të shtypur për një sekond pjesën e poshtme. Do të shfaqen kështu të gjitha aplikacionet e hapura.


Ndërsa nëse dëshironi të zhbllokoni pajisjen, mjafton të prekni ekranin për të bërë të mundur që iPhone të ju njohë dhe do të zhbllokohet automatikisht. I gjithë sistemi i sigurisë menaxhohet nga dy fotokamera në pjesën e sipërme.

Falë proçesorit të ri A11 Bionic, iPhone falë Face ID do të arrijë të njohë fytyrën edhe në kushte jo shumë të mira ndriçimi. Ky proçesor arrin të kryejë deri në 600 miliardë veprime në sekond, për të njohur fytyrën tuaj në mënyrë sa më të shpejtë.


Për ta bërë më të sigurtë Face ID, fotografitë dhe maskat janë testuar për një periudhë të gjatë dhe Face ID arrin ta kuptojë që nuk bëhet fjalë për një fytyrë njeriu dhe nuk e zhbllokon iPhone. Do të përdorim Face ID për gjithçka, edhe me Apple Pay do të mjaftojë të shohim ekranin për të autorizuar pagesat.

Dopio fotkamera frontale bën të mundur përdorimin e Animoji, emoji të animuara që mund t'i kontrollojmë me fytyrën tonë. iPhone X ka dy fotokamera 12MP. Falë dopio fotokamerës dhe sensorëve të pranishëm me anë të funksionit Portrait Lightning mund të izolojmë një person duke shfaqur prapa një sfond të zi me efekt thellësie.


Edhe iPhone X do të ketë rikarikim wireless. iPhone X mund të porositet nga 27 Tetori dhe shitjet zyrtare do të nisin më 3 Nëntor. Do të kushtojë 999$ dhe do të jetë i disponueshëm në dy modele, 64GB dhe 256GB. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment