iPhone X është i destinuar të ndryshojë në mënyrë radikale mënyrën se si ne e përdorim iPhone, jo vetëm për mungesën e butonit Home, por edhe për të gjitha karakteristikat që e dallojnë atë nga modelet e tjera. Por le të shohim sëbashku se çfarë ka ndryshuar në përdorimin e përditshëm.

Zhbllokimi i ekranit
Me çdo iPhone, për të zhbllokuar pajisjen mjafton të klikojmë butonin Home. Në iPhone X, do të mjaftojmë të prekim ekranin. Për ta zhbllokuar mjafton të përdorim Face ID, që do të njohë automatikisht përdoruesin. Ose si alternativë mund të vendosni edhe password-in.


Homescreen
Kur shikojmë një aplikacion jemi mësuar që të kthehemi në faqen kryesore duke shtypur butonin Home. Në iPhone X duhet të bëjmë një swipe në pjesën e poshtme të ekranit në drejtim lart.


Multitasking
Nuk do të kemi nevojë të shtypim dy herë butonin Home. Për të parë të gjitha aplikacionet e hapura në iPhone X mjafton të bëjmë një swipe në drejtim lart nga çdo pozicion i ekranit dhe më pas të ndalojmë.


Control Center
Në iPhone X, Control Center akitivizohet me një swipe në drejtim poshtë në këndin e sipër djathtas. Po nëse duam të shohim njoftimet? Një swipe poshtë në krahun e majtë sipër të ekranit.


Aktivizimi i Sirit
Përveç funksionit klasik "Hey Siri", në iPhone X mjafton të mbani shtypur butoni Standby që ndodhet anash djathtas.


Apple Pay
I njëjti buton anësor përdoret për të aktivizuar edhe pagesat nëpërmjet Apple Pay. Mjafton një dopio klik, pastaj duhet ta autorizojmë atë me anë të Face ID.


Screenshot
Për të bërë një screenshot në iPhone X mjafton të mbani të shtypur njëkohësisht butonin Standby dhe atë për ngrejt volumin. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment