Proçesori i ri A11 Bionic i iPhone X nuk ka rival për sa i përket fuqisë dhe performacës. Duke u bazuar në rezultatet e publikuara nga një benchmark i orëve të fundit nga Geekbanch menjëherë pas prezantimit të iPhone X, proçesori A11 Bionic arrin 4000 pikë në single-core, dhe më shumë se 10.000 në 6 core. Një rezultat me të vërtetë mahnitës, tejkalon edhe modeline fundit MacBook Pro.


Ky është një hap përpara në krahasim me modelin e kaluar iPhone 7, por akoma më shumë nëse e krahasojmë me smartphone-t Android, si për shembull Samsung Exynos 8895 (që është i pranishëm në modelin Samsung Galaxy S8) që ndalet në vetëm 1900 pikë në single-core.

Krahasimi bëhet akoma më interesant nëse marrim në konsideratë proçesorin Kirin 960 të Huawei dhe Snapdragon 835 të Qualcomm, që arrijnë respektivisht 1880 dhe 1800 pikë në single-core. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim të testojmë fuqinë e këtij proçesori. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment