Sipas portalit KGI Securities, iPhone X pritet të zbeh shitjet e iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus për të cilët Apple ka nisur të marrë prenotimet, të cilat duket se nuk do të jenë aq të shumta, ashtu siç ka ndodhur me versionet e mëparshme.

Ekspertët mendojnë se iPhone X është produkti që sjell innovacion të dukshëm për përdoruesin, të paktën përsa i përket ekranit dhe kjo ka mjaftuar që një përqindje e madhe e blerësve të presin datën 27 Tetor ku do të nisë dhe marrja e porosive nga Apple.

I njëjti fenomen po ndodh edhe me Apple Watch Series 3, ku prenotimet janë më të larta në rastin e versionit me LTE i cili kushton rreth 70$ më shumë se versioni me WI-FI dhe pa LTE. Sipas statistikave të para, rreth 80% e blerësve kanë porositur versionin e parë dhe vetëm 20%  kanë porositur Apple Watch Series 3 pa LTE.

Të dhënat e mësipërme tregojnë qartë se blerësit tërhiqen më shumë nga iPhone X dhe Apple Watch Series 3 me LTE të cilat janë gjithashtu versionet që montojnë fjalën e fundit të teknolgjisë. Nëse do të blini një produkt Apple, cilin do të zgjidhnit? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment