Çdo vit një iPhone gjithmonë e më të hollë? Nuk është rasti i iPhone X. Nga iPhone 3G e më pas, Apple është munduar gjithmonë që të reduktojë trashësinë e iPhone, duke e nxjerrë në pah këtë gjë edhe gjatë prezantimit të tyre. Kanë kaluar nga një iPhone 3G me trashësi 12.3mm, tek një iPhone 4 me trashësi 9.3mm ose një iPhone 5 me trashësi 7.6mm.


Kësaj rradhe gjërat kanë ndryshuar: iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus kanë një trashësi prej 7.3 dhe 7.5mm,  ndërsa iPhone X arrin në 7.7mm. Bëhet fjalë për një diferencë të padallueshme gjatë përdorimit të përditshëm, por është kurioz fakti se si me këtë pajisje Apple nuk arritur të ndjekë polikën e saj, për të sjellur gjithmonë një iPhone më të hollë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment