Pavarësisht se gjatë konferencës së djeshme të Apple nuk është përmendur fare, ju njoftojmë se modelet e reja iPhone X dhe iPhone 8 ofrojnë edhe një opsion për rikarikim të shpejtë. Kjo do të thotë se do të kemi mundësinë të rikarikojmë deri në 50% të baterisë së iPhone në vetëm 30 minuta.

Por kujdes: funksioni i rikarikimit të shpejtë nuk do të jetë i mundur me karikuesit standart, por ekskluzivisht me ato USB-C me 29, 61 dhe 87 Watt. Përveç karikuesit USB-C, do të nevojitet edhe një përshtatës i portës Lightning, i disponueshëm në dy formate 1 dhe 2 metra, me një shpenzim prej 74 dollarësh përafërsisht. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment