Modelet e reja iPhone të prezantuara nga Apple, nuk janë vetëm smartphone-t më të evoluar të realizuar ndonjëherë por edhe më të kushtueshmit. Për këtë kemi vendosur të bëjmë një krahasim të çmimeve që do të kenë këto pajisje në shtetet kryesore, për të gjithë ato lexues të faqes tonë që e kanë në program të blejnë një të tillë.

Po marrim si bazë Italinë, meqë është shteti fqinj më i rëndësishëm dhe ku jetojnë me mijëra shqiptarë. Në Itali modelet e iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus në versionet 64GB dhe 256GB, nisin nga €839 dhe arrijnë deri në shifrën astronomike €1359. Në Evropë situata është pak a shumë e njëjtë: Franca dhe Gjermania i ofrojnë këto modele me një çmim €30-40 më lirë.


Ndërsa në Svicër, gjithmonë duke u nisur nga çmimi italian si pikë referimi, mund të kurseni rreth €150 për modelin iPhone më të kushtueshëm, në Britaninë e madhe pak më shumë se €100. Çmimet më të arsyeshëm janë në SHBA dhe Japoni, por kujdes sepse nuk janë të përfshira taksat për Evropën.  /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment