10 vjet pas modelit të parë iPhone, pritet të prezantohen sot në orën 19:00 modelet e reja iPhone X, iPhone 8 dhe 8 Plus dhe versionet e reja të Apple Watch dhe Apple TV. E gjithë vëmendja është përqëndruar tek versioni "X" (numër romak që nënkupton 10 vjetorin e iPhone). Një model jo për të gjithë xhepat e shqiptarëve, duke imagjinuar çmimin që do të ketë.

Për t'u njohur me të gjitha risitë që do të sjellë, le të presim prezantimin. Ju mund ta ndiqni atë në streaming direkt nga shfletuesi Safari në një pajisje Apple me iOS 9.0 ose një version më të ri, në një kompjuter Mac ose në një PC me anë të Microsoft Edge në Windows 10. Eventi do të jetë i disponueshëm në faqen zyrtare të Apple në orën 19:00. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment