iPhone 8 do të prezantohet pas pak ditësh dhe më këtë rast Bloomberg ka publikuar disa detaje të reja ku shpjegon se si Apple do të zëvendësojë butonin Home fizik nëpërmjet gjesteve. Në pjesën e poshtme të ekranit do të shfaqet një simbol në vendin ku normalisht gjendej butoni Home. Në lockscreen, duke rrëshkitur gishtin lart mund të zhbllokoni telefonin dhe të aktivizoni pajisjen në mënyrë të ngjashme me "slide to unlock".


Brenda një aplikacioni, gjestet në drejtim sipër do të hapin multitasking, në mënyrë të ngjashme me atë të iPad me iOS 11. Bloomberg pohon se e gjithë ndërfaqja multitastikng e iPhone 8 do të ridizenjohet dhe do të jetë ndryshe nga ajo që kemi parë deri tani në versionet beta të iOS 11. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment