Sipas ekspertëve iPhone 8 do të integrojnë në faqen anësore një buton i cili përveç ndezjes dhe fikjes, do të kryej funksione të tjera të cilat aktualist i bën butoni i Home. Siç ju kemi njoftuar shpesh, iPhone-i i ardhshëm nuk do të ketë më butonin Home por ekspertët mendojnë se funksionet e tij do të kryhen gjithsesi.

Butoni i ndezjes/fikjes do të quhet "Side Button" dhe disa funksione si Siri, Wallet apo Apple Pay do të aktivizohet duke shtypur pikërisht këtë buton. Mënyra se si, secili nga funksionet do të aktivizohet, është akoma për tu qartësuar por mendohet se funksioni Apple Pay do të aktivizohet duke shtypur 2 herë shpejt butonin në fjalë.

Kujtojmë që iPhone 8 do të integrojë edhe teknologjinë Face Recognition me sensor 3D i cili do të sigurojë aktivizimin e iOS vetëm nëse personi që po e përdor është ai i rregjistruari si mbajtësi. Në artikujt në vazhdim do t'ju sjellim disa detaje në lidhje me këtë funksion të iOS. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment