Mungon pak nga prezantimi zyrtar i iPhone 8, më 12 shtator. Sot janë publikuar disa imazhe të portës SIM të iPhone 8. Sipas autorit të fotografive, këto të fundit konfirmojnë praninë e tre ngjyrave të disponueshme për iPhone 8 dhe iPhone 7s. Në veçanti tre smartphone-t do të jenë të disponueshëm në ngjyrat klasike të zezë dhe të bardhë, por edhe në një ngjyrë të re ari, të ngjashëm me ngjyrën e bakrit.

Të gjitha ngjyrat do të jenë me shndritje për shkak të materialit të përdorur. Sipas thashethemeve të fundit, Apple ka vendosur të përdorë xhamin në vend të aluminit për të lejuar karikimin wireless. Për të patur konfirmimin zyrtar për ngjyrat e disponueshme nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim ditën e hënë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment