Modelet e reja iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus integrojnë rikarikimin e shpejtë. Testet e para rreth shpejtësisë së karikimit janë shumë inkurajuese. Për të shfrytëzuar rikarikimin e shpejtë në iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus duhet të përdorni një karikues USB-C. Vetë Apple shpjegon se karikimi i iPhone 8 mund të kalojë nga 0 në 50% vrenda 30 minutave.

Apple ka publikuar edhe disa informacione rreth autonomisë: 12 orë përdorim me internetin të aktivizuar në iPhone 8 dhe iPhone x, 13 orë në iPhone 8 Plus. Për rikarikimin e shpejtë nevojitet një karikues USB-C dhe një kavo Lightning. Çmimet për këta karikues variojnë nga 59€ (29W), 79€ (61W) dhe 89€ (87W).

iCrakUriDevice ka realizuar një test rreth shpejtësisë së karikimit të iPhone 8 Plus duke përdorur një karikues USB-C 29W të Apple. Testi konfirmon atë që ka deklaruar Apple. Në video mund të shikoni edhe një krahasim me terminalet Android. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment