iOS 11 ka shkaktuar shumë pakënaqësi tek lexuesit e faqes tonë. Pjesa më e madhe e përdoruesve që e kanë instaluar këtë version, kanë patur probleme me kohëzgjatjen e baterisë. Sipas statistikave të fundit, fajin e ka Control Center i cili në iOS 11 na ofron mundësinë të kemi më shumë kontroll tek pajisja, por me sa duket, butonat për ç'aktivizimin/aktivizimin e funksioneve Bluetooth dhe Wi-Fi nuk funksionon siç duhet.

Wi-Fi dhe Bluetooth realisht nuk fiken krejtësisht nga Control Center. Nëse jeni duke dëgjuar muzikë me ndonjë aksesor që kërkon aktivizimin e Bluetooth dhe pasi të keni mbaruar dëshironi ta ç'aktivizoni atë direk nga Control Center, për fat të keq Bluetooth do të qëndrojë i ndezur duke shkarkuar baterinë e iPhone. E njëjta gjë vlen edhe për Wi-Fi.

Ja arsyeja pse bateria e iOS 11 zgjat më pak. Për të fikuar Wi-Fi dhe Bluetooth dhe natyrisht për të patur një kohëzgjatje optimale të baterisë, duke të shkoni tek Settings dhe t'i ç'aktivizoni ato manualisht siç bënit edhe më përpara. Nëse ky problem do të zgjidhet, mbetet për tu parë me lëshimin e iOS 11.0.1 /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment