Një nga risitë më interesante të iOS 11 është padyshim aplikacioni File, një file manager shumë i kërkuar nga përdoruesit iOS. Nryshe nga pritshmëritë, nuk mund të përdorim hapësirën e pajisjes tonë për të shkëmbyer të dhëna me një kompjuter apo pajisje tjetër, por duhet të shfrytëzojmë shërbime ose aplikacione të palëve të treta.

Në disa raste, si për shembull Dropbox, duke prekur ikonën mund të hapim aplikacioni dhe të kemi akses në dokumentat tanë me disa limite. Do të kemi liri të plotë vetëm me iCloud Drive ku mund të fshijmë nje file, ta spostojmë atë dhe të kryejmë çfarë do lloj veprimi. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment