Prezantimi i teknologjisë Face ID tek iPhone X, duket se nuk do të kaloj pa polemika sepse menjërë pas eventin, në rrjetet social të vëndeve islamike Arabe ka shpërthyer polemikat në lidhje me faktin se Face ID nuk mund të njohë fytyrën nëse personi që ka iPhone-in ka veshur burka. Duket si një çmënduri por është e vërtet!

Një hashtag nën emrin "#apple_bandisce_ilniqab" i publikuar nga portalet Arabe në Itali, ka krijuar mjaft polemika midis kulturës perëndimore dhe asaj islamike, ku nga kjo e fundit pretendohet se iPhone X nuk është menduar për femrat që veshin burka dhe kjo gjë është ofendim ndaj tyre. Komentet kanë qënë nga më të çuditshmet dhe abstraktet, por analistë të ndryshëm mendojnë se pretendimi që ato femra ndihen të ofendurara nga teknologjia në fjalë, lidhet me dëshirën për ta përhapur atë kulturë dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Mora shkas për të shkruar këtë artikull, sepse më duket i pavënd një pretendim i tillë, sidomos në botën ku jetojmë sot dhe të kujtdo dogme qofshim, pasi të gjithë shfrytëzojmë teknologjitë elektronike, për të përmirësuar jetët tona. Nëse një kulturë kërkon që ndjekësit e saj të mbulojnë fytyrën, shumë thjeshtë mund të mos e përdorin funksionin e Face ID, por ta zhbllokojnë duke përdorur mënyrën klasike, nëpërmjet fjalëkalimit ose "Passcode", pa patur nevojë të përhapin këto polemika që nuk bëjnë gjë tjetër veçse të vënë në dukje të metat e asaj kulture apo dogme.

Qëllimi i këtij artikulli nuk është që të vërë në dukje këto të meta por të transmetojë tek ju një lajm që për disa mund të jetë normal dhe për disa, jo. Mendoni se Apple duhet të kishte menduar edhe për femrat që veshin burka? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment