Në eventin e prezantimit të iPhone 7s ose 8, Apple do të prezantojë edhe versionin e ri të kufjeve AirPods ku sipas ekspertëve nuk do të kenë ndryshime madhore përsa i përket formave fizike. Në prezantimin e programit nuk është përmëndur ky lajm por zhvilluesit e programeve për platformën iOS kanë identifikuar tek iOS 11 GM shenja të cilat e konfirmojnë.

Siç është për normë, çdo produkt që suportohet nga iOS përfaqësohet nga informacione specifike, ku një ndër ato është edhe versioni. Deri tani Airpods është referuar si Airpods 1.1 në iOS dhe pikërisht tek iOS 11 GM ruhet edhe një referencë për Airpods 1.2, fakt i cili do të thotë se në të ardhmen do të kemi në treg version të ri të kufjeve.

Çmimi i tyre pritet që të jetë ai aktuali, pra 157$ ndërsa përsa i përket funksioneve, do të jenë më të shumta në komunikimin me iOS duke i lejuar kështu zhvilluesve të krijojnë programe të cilat do ti shfrytëzojnë kufjet pa fije, në maksimum.
 /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment