EaseUS MobiMover është një nga alternativat më të mira për të transferuar materiale nga iPhone/iPad në një kompjuter dhe anasjelltas. Mbështet edhe iOS 11. Mund të transferoni kontaktet tuaja, shënimet, mesazhet, kalendarin, emailet, zilet, fotot, muzikën, video, lidhjet në Safari dhe shumë materiale të tjera.

Mund të transferoni materialet tuaja në tre mënyra: 
Mund të tranferoni materialet nga kompjuteri në pajisjen tuaj iOS, mund të transferoni materialet midis dy pajisjeve iOS dhe nga iPhone/iPad në PC. Materialet do të transferon shumë shpejt


Mund të transferoni file sipas kategorive
Gjithashtu, ju mund të vendosni të ekportoni ose importoni materiale të ndryshme në iPhone/iPad sipas kategorive, që do të thotë se mund të transferoni kontakte, muzikë, foto, kalendar, audio ose video.

Mund të menaxhoni materialet që keni në iPhone/iPad
Përveç se të transferoni materialet, ju mund edhe t'i menaxhoni ato, si për shembull të shtoni foto në librarinë tuaj direkt nga kompjuteri, të modifikoni ose fshini shënimet direkt nga tastiera e kompjuterit, të transferoni file audio në një playlist të caktuar.

Guida: Si të transferoni file midis dy pajisjeve iOS

1. Sigurohuni që të të keni lidhur pajisjen tuaj iOS me kompjuteri, tani shtypni butonin Transfer to other device.


2. Zgjedhni kategoritë e materialeve që dëshironi të transferoni.


Duhet të fikni iCloud përpara, pasi kontaktet, shënimet, kalendari dhe lidhjet e Sadari nuk janë të disponueshëm nëse iCloud është i ndezur.

3. Tani zgjedhni pajisjen pajisjen tuaj dhe shtypni butoni Transfer për të filluar.


EaseUS MobiMover është i disponueshëm për Windows 10, 8.1, 8, 7 dhe mbështet iPhone 4s, 5, 5s, 6, 6s, 6 Plus, 6s Plus, 7, 7 Plus, 8, iPad mini2, 3, 4, iPad Air, iPad Air 2, iPad Pro. EaseUS MobiMover është i disponueshëm në dy versione: Free Edition dhe Pro Edition. Për ta shkarkuar mund të vizitoni këtë faqe. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment