Me iPhone X, Apple do të sjellë në modelin e saj të fundit disa funksione ekskluzive për Clips, aplikacionit të dedikuar krijimit të videove me titra të animuar, grafika të avancuara dhe efekte speciale të gatshme për t'u bërë share në rrjetet sociale.

Clips do të jetë në gjëndje të shfrytëzojë në maksimum risitë e reja të iPhone X, duke u nisur nga fotokamera ballore TrueDeph, që nëpërmjet funksionit "Selfie Scenes" do të ofrojë për përdoruesin peisazhet e animuara në 360 gradë. Ky funksion do të jetë i disponueshëm në aplikacionin Clips në nëntor. /iPhoneAlbania

  • Clips | iOS 10.3 | App Store, Falas

0 komente:

Post a Comment