Apple ka prezantuar zyrtarisht modelet e reja iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus. Ngjyrat janë rishikuar dhe do të jenë të disponueshme në tre versione. Është përmirësuar edhe rezistenca ndaj ujit. Si pjesa përpara ashtu edhe pjesa prapa janë prej xhami, ndërsa bordet anësore janë prej alumini.

iPhone 8 do të vazhdojë të ketë një ekran 4.7 inç, ndërsa iPhone 8 Plus do të ketë një erkan 5.5 inç. Risia është teknologjia True Tone. Pjesa prej xhami është zgjedhur edhe për rikarikimin wireless me anë të një aksesori të posatçëm që do të shitet veç. Të dy modelet funksionojnë me standartin Qi dhe mund të rikarikohen edhe nga aksesorë të palëve të treta.

Proçesori A11 Bionic është diçka fantastike: garanton një shpejtësi 25% më të madhe në krahasim me proçesorin A10 dhe është 70% më efiçent. Është modifikuar dhe përditësuar edhe GPU, 30% më i shpejtë dhe kërkon më pak energji. Ky GPU është përshtatur për lojërat 3D dhe për Metal 2.


Fotokamera e iPhone 8 është 12MP, me piksel më të dendur, filtra të rinj ngjyrash, sensor dhe stabilizator optik të ri. Do të ketë një dopio fotokamera 12MP në iPhone 8 Plus me hapje f1.8 dhe f2.8. Fotokamera regjistron video 4K me 60 fps dhe 1080p me 240 fps. Fotokamerat janë të kalibruara edhe për realitetin e zmadhuar.

iPhone 8 Plus do të ketë edhe një funksion ekskluziv Portrait Lighting.Të dy modelet integrojnë një çip Bluetooth 5.0, në gjëndje të përmirësojë shpejtësinë e transferimit dhe konsumin e energjisë. Çmimet nisin nga 699$ për iPhone 8 me 64 GB, ndërsa iPhone 8 Plus 64 GB do të kushtojë 799$. Porositë do të nisin nga 15 shtatori, ndërsa shitjet zyrtare nga 22 shtatori. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment