Apple Music ka arritur 30 milion abonentë sipas Billboard. Shërbimi i muzikës online u shtua me 10 milion abonentë të rinj që nga Dhjetori dhe 3 milion që nga konferenca e zhvilluesve në Qershor. Shërbimi i Apple ka arritur në një farë mënyrë të ruajë ritmin e rritjes së Spotify, duke fituar 15 milion abonentë çdo vit krahasuar me 20 milion të Spotify në dy vitet e fundit.

Por a do të arrijë Spotify të kapë Apple me këtë ritëm? Kompania beson se duke krijuar një lidhje më të afërt mes artistëve dhe fansave të tyre me përmbajtjeve ekskluzive si dokumentarë dhe intervista mund t’ia arrijë.  Mbyllja e atij hendeku është mision i vështirë, edhe pse Apple Music nuk mbështetet vetëm të marka e saj për të kapur Spotify. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment