Apple ka lëshuar sistemin e ri macOS 10.13 High Sierra për Mac. High Sierra mund të shkarkohet falas nga Mac App Store. Tani Safari bëhet shfletuesi me i shpejtë në botë, 80% më i shpejtë se Chrome. Gjithashtu, kur hapet një faqe web me përmbajtje video dhe audio që ekzekutohen automatikisht, Safari e njeh autoplay dhe ndalon menjëherë zërin.

Safari tani integron edhe Intelligent Tracking Prevention, një sistem që eviton hapjen e popup publicitar kur hapim një faqe. Falë Machine Learning sistemi High Sierra do të kuptojë kur jemi duke hapur një faqe plot me spam duke ndërhyrë menjëherë.

Është përditësuar edhe aplikacioni Photos me një version më të përmirësuar. Imazhet do të radhiten në mënyrë inteligjente, ashtu si edhe njohja e fytyrave. Apple File System është tani më i sigurtë dhe më i shpejtë duke reduktuar kohën e përgjigjes së aplikacioneve.

File-t që i kemi dy ose tre herë nuk do të zënë më shumë hapësirë por do të njihen si file i njëjtë duke zënë hapësirën e një file të vetëm. Praktikisht, tre video të njëjta me 10GB seicila do të zënë vetëm 10GB. High Sierra sjell edhe një codev video të ri H.265 që e përmirëson me 40% performacën në krahasim me versionin e mëparshëm.  /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment