Apple ka lëshuar versionin e parë beta të iOS 11.1 për zhvilluesit. Bëhet fjalë për një përditësim të rëndësishëm të iOS 11 i cili korrigjon disa probleme të sistemit të fundit iOS por shton edhe disa funksione të vogla.

Të rejat që sjell iOS 11.1:

  • Një animacion të ri kur prekim status bar për t'u kthyer pas
  • Një animacion të ri për zhbllokimin e telefonit
  • Një animacion të ri për fotokamerën në Lockscreen
  • Shton aksione të reja në Assistive Touch
  • Një ikonë të re në menunë Assistive Touch
  • Është përditësuar ikona e fotokamerës tek Settings > General
  • Është modifikuar kalimi nga një aplikacion në tjetrin kur prekim një njoftim
  • Dizajn të ri për aplikacionin Health
  • Kur shkruajmë një fjalë do të shfaqet një grup me emoji si sugjerim.

0 komente:

Post a Comment