Microsoft Bing konsiderohet shpesh si motori i kërkimit me rritjen më të madhe, por ditët e fundit ka humbur një klient shumë të rëndësishëm: Apple, e cila ka vendosur të mos përdorë më Bing si motor kërkimi për Siri, kërkimet Spotlight në Mac dhe ato në iOS 11, duke zgjedhur Google.

Në një komunikim për shtyp Apple ka cituar nevojën për më tepër koherencë në eksperiencën e kërkimit nëpërmjet të gjitha pajisjeve të saj: Safari është mbështetur gjithmonë tek Google. Në këtë komunikatë citohen edhe raportet e mira me të dyja kompanitë në fjalë.

Ky kalim është bërë në heshje menjëherë pas lëshimit të macOS High Sierra. Kërkimet video bazohen direkt tek YouTube, ndërsa pjesa tjetër tek Google. Bing do të përdoret vetëm për kërkimin e imazheve nëpërmjet Siri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment