Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën INKS.

Një lojë artistike që do të stimulojë kreativitetin dhe fantazinë tuaj duke krijuar vepra arti ndërkohë që luani. Sa herë herë që topi do të prekë korrnizën, ngjyrat do të krijojnë kompozime gjithmonë e më të reja. Loja ofron momentalisht deri në 100 nivele.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe INKS do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 9.1 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment