Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur aplikacionin 8mm Vintage Camera.

Falë këtij aplikacioni mund të krijoni video në stilin retro, t'i montoni ato dhe t'i shtoni një kolonë zanore për të bërë që të duken si një filmim i vjetër. Një nga aspektet më pozitiv të këtij aplikacioni është mundësia për të zgjedhur midis shumë efekteve dhe filtrave.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe 8mm Vintage Camera do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPhone 6, iPhone 6 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment