Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Birzzle Pandora, nga 0.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë puzzle ju duhet të lëvizni zogjtë duke prekur dhe tërhequr me gisht mbi ekranin e iPhone ose iPad. Duhet të jeni të shpejtë për të qënë i pari në Game Center. Pra qëllimi lojës është të rreshtoni sa më shumë zogj të të njëjtit lloj që loja të avancojë më tej dhe ju të fitoni sa më shumë pikë. Ja vlen ta keni këtë lojë sepse ofron një mënyrë argëtimi mjaft të mirë.


1979 Revolution: A cinematic adventure game, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
1979 Revolution është një lojë në të cilën do të keni në dorë fatin e një gazetari Iranian i cili duhet të raportojë revolucionin që ndodhi pikërisht në vitin 1979. Duhet ta ndihmoni atë të dalë i gjallë nga turma dhe gjithashtu të luftojë kundra policisë. Ja vlen ta merrni këtë lojë dhe ne ju këshillojmë ta shkarkoni nga një lidhje me rrjetin WiFi pasi duhet të shkarkoni rreth 2.1 GB të dhëna.


- Drag Racer: Perfect Run, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Drag Racer është një lojë me gara me makina e ndërtuar mbi një ambjent grafik të thjeshtë por siguron argëtim duke nisur nga ndërtimi i makinës së preferuar deri tek garat që duhet të bënë për të që piloti numër 1. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Tower Of Fortune, nga 0.89€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment