Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Cytus, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në të ardhmen rrobotët do të zëvëndësojnë njeriun dhe ndjenjat njerëzore do të vdesin por jo të gjitha sepse njeriu do të krijojë rrobotë që do të ruajnë ndjenjat dhe kujtimet në një qytet të quajtur Cytus. Cytus është një lojë e bazuar në ritmet muzikore. Ju duhet të prekni notat muzikore mbi ekran në momentin që vizat kalojë mbi të.  Fitoni sa më shumë pikë për tu rënditur i pari në Game Center.


Dinosaur Safari Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dinosaur Safari Pro është një lojë e cila ambjentohet grafikisht në epokën e pre historisë, ku ju do të keni mundësi të zbuloni të gjitha kafshët e asaj epoke dhe karakteristikat e tyre. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


Earthlapse, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Earthlapse është një program mjaft i veçantë i cili do t'ju japë mundësinë të keni pamje direkte nga toka, nëpërmjet një stacion hapsinor të NASA. Nëse jeni të apasionuar rreth hapësirës, programi në fjalë do t'ju lërë të mahnitur.


- PhotoCool: Editor Filters, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet PhotoCool ju mund ti jepni fotografive tuaja një prekje artisti duke i aplikuar disa efekte grafike që ky program ofron. Mund ti aplikoni ato në mënyrë shumë të thjeshtë, vetëm me një prekje. Pasi ti modifikoni ato sipas fantazisë tuaj mund ti ndani në rrjetet sociale si Facebook apo Twitter.


- AirDisk Pro: Wireless Flash Drive, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AirDisk Pro është një program mjaft profesional dhe i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të shfrytëzoni memorien e iPhone-it ose iPad-it tuaj si një Hard Disk i lidhur në rrjet dhe ju mund të merrni ose të nisni file duke u lidhur me rrjetin WiFin në të cilin është lidhur edhe programi në fjalë. Ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj.


Office Story, nga 2.99€, falas. /iPhone, iPad
Office Story është një lojë mjaft e bukur dhe inovative ku ju duhet të nisni të ndërtoni kompaninë tuaj duke filluar nga asgjëja. Do të bëni takime me njerëz të rëndsishëm për të promovuar punën tuaj derisa të bëheni një kompani e rëndësishme. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment