Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Golden Axe, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Golden Axe është një lojë e sjellë së fundmi në App Store nga kompania Sega. Ju duhet të shpëtoni botën me njërin nga 3 luftëtarët barbarë nga pushtimi i qytetërimit Gloden Axe. Nëse ky vënd pushtohet atëherë e gjithë bota do të pushtohet gjithashtu. Ja vlen ta merrni këtë lojë!


BeatPad, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
BeatPad është një program mjaft interesant nëpërmjet të cilit ju do të keni mundësinë të krijoni ritme muzikore si të ishit një DJ i vërtetë. Do të keni mundësi të karikoni file-t tuaj muzikore të preferuara dhe ti miksoni ato sipas fantazisë. Gjithashtu në qoftë se ju nevojitet ndonjë efekt muzikor extra atëherë mund ti blini ato direkt nga programi.


Fortress: Destroyer, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Fortress Destroyer është një lojë me aksion ku ju do të luani në drejtimin e anijeve luftarake të cilat duhet të shpëtojnë qytetin nga sulmet armike. Ato do të sulmojnë nga deti dhe ajri dhe do të jetë pikërisht aftësia juaj për ti shkatërruar të gjitha sulmet. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment