Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Super Capsule, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Super Capsule është një lojë me temë kuic dhe aventurë ku duhet të mbroni tokën nga sulmet aliene të cilët lëshojnë nga qielli mikrobe të cilat mund të shkatërrojnë njerëzimin. Loja është e thjeshtë por argëtimi është i siguruar!


Smash The Code, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smash The Code është një tjetër lojë mjaft interesante ku ju duhet ti pëgjigjeni pyetjve të kuicit nëpërmjet numrave. Pra një pyetje ka përgjigje vetëm me numra. Loja mund të luhet edhe online me miqtë tuaj. Ja vlen ta provoni.

- Phone Drive, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Phone Drive është një programet më të mira në App Store i cili ju lejon të menaxhoni në të njëjtën kohë disa llogari që mund të keni në sisteme të ndryshme Cloud, si Google Drive apo Drop Box. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas. 


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment