Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Star Wings: A Space Adventure, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Star Wings është një lojë që ambjentohet në hapësirë ku do të drejtoni një anije kozmike luftarake. Forcat aliene kanë pushtuar çdo planet dhe toka është në shënjestrën e tyre. Duhet të eliminoni të gjitha anijet armike për të risjellë paqen në univers.


Blox 3D, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Blox 3D është një lojë mjaft e bukur për fëmijë ku ato do të mësojnë të ndërtojnë objekte të ndryshme, duke zhvilluar kështu aftësinë krijuese. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Meeting Box, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Meeting Box është një program i dobishëm nëpërmjet të cilit do të keni mundësi të mbani shënime dhe jo vetëm, në mënyrë mjaft profesionale. Gjithashtu programi ju lejon të ruani shënime të marra nga interneti si dhe të mbani shënime në hartë. Ja vlen ta keni!


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment