Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Who Is The Killer (Episode III) , nga 1,99€, falas /iPhone, iPad
Kapitulli i tretë i një loje seri që ka patur mjaft sukses. Ambientohet në Etiopi në gjurmët e disa gërmimeve arkeologjike, ku bëhen një zbulim mahnitës, një libër antik. Ajo që e karakterizon këtë histori janë disa vrasje të pazgjidhura në seri, një vrasje në ditë. Do të jemi ne ato që duhet të zbulojnë vrasësisn duke u bazuar tek faktet dhe intuita jonë.


- Bunny Maze 3D, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Bunny Maze 3D është një lojë mjaft e bukur me aventurë ku ju do të ndihmoni lepurushin Bunny të eksplorojë botën ku ai jeton. Kini kujdes sepse gjatë udhëtimit duhet të shmangni të gjitha pengesat dhe rreziqet.


Open Bar, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Open Bar është një lojë me temë kuic dhe shumë e vlerësuar nga komuniteti i App Store, në të cilën ju do të luani duke gjetur përbërjet e kokteileve që ju ofrohen në çdo nivel. Gjithashtu do të jetë edhe një mënyrë e mirë për të mësuar përzirje të pijeve të ndryshme.


Brutal Labyrinth Gold, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Brutal Labyrinth është një lojë në të cilën duhet të drejtoni sferën në një labirinth me shumë pengesa. Aftësia juaj do të duket kur të mbërrini në fund të labirinthit. Për të qënë i pari duhet të luani në 42 nivelet që loja ofron. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad, këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment