Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Blocko, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Blocko është një lojë me temë kuic dhe e përbërë nga 90 nivele vështirësie. Detyra juaj do të jetë bashkimi i blloqeve me ngjyrë të kuqe me ato në ngjyrë blu. Ja vlen ta merrni atë.


Active Voice, nga 9,99€, falas /iPhone
Ktheni në çast fjalët tuaja në tekst. Aplikacioni mbështet plotësisht 35 gjuhë të ndryshme. Nuk keni nevojë të shkruani më. Mjafton vetëm të flisni dhe "Active Voice" do të shkruajë për ju.


He Likes The Darkness, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
He likes the darkness është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni Paul të mbjetojë në botën e tij të errët duke mbledhur sa më shumë yje në 5 botë të ndryshme me mbi 70 nivele loje. Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë. 



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment