Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Mistery of Blackthorn Castle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
The Mistery of Blackthorn Caslte është një lojë me temë kuic ku ju duhet të ndihmoni xhaxha Henrin të gjej një artifakt të vjetër në kështjellën e Blackthorn.  Gjatë kësaj aventure duhet të zgjidhni shumë të panjohura të cilat do t'ju ndihmojnë të gjeni objektin e çmuar.


Notes Note-ify, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Notes Note-ify është një program i cili sjell në iDevice një menaxhues mjaft profesional i shënimeve tuaja. Programi na lejon gjithashtu që këto shënime ti ruajmë në Dropbox apo iCloud.  Ja vlen ta merrni këtë program.


MiniSynth 2, nga 0.89€, falas. /iPhone
MiniSynth është një program mjaft profesional që i dedikohet të gjithë ju që jeni të apasionuar mbas muzikës. Në fakt programi shfrytëzon aftësinë e proçesorit të iPhone për të përpunuar sinjalin si një DSP (Digital Signal Processor). Kjo do të thotë që sinjali përpunohet direkt nga proçesori dhe jo nëpërmjet tingujve të kampionuar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment