Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Dino Rush, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dino Rush është një lojë mjat e bukur me aventurë ku ju duhe të ndihmoni një dinosaur të vogël të mbijetojë nga kurthet e vëndeve që ai po eksploron. Mbi 2.5 milion përdorues kanë shkarkuar këtë lojë e cila po bën shumë sukses në App Store.


- Network Utility Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Network Utility është një program i cili do t'ju japë informacione të detajuara në lidhje me rrjetin internet ku iDevice është lidhur. Do të keni mundësi të shikoni detaje të rrjetit Wi-Fi, 3G, 4G si dhe shpejtësinë me të cilën transferohen të dhënat.


NodeBeat, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të shprehim pasionin për muzikën duke lidhur pikat të cilat përfaqësojnë nota dhe ritme, për të krijuar kështu melodi që më pas mund ta dëgjojmë. Në dispozicion do të keni rreth 20 shkallë muzikore si dhe mjaftë elementë muzikorë që shprehen me pika ose me kuadratë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment