Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

MiniSynth 2, nga 0.89€, falas. /iPhone
MiniSynth është një program mjaft profesional që i dedikohet të gjithë ju që jeni të apasionuar mbas muzikës. Në fakt programi shfrytëzon aftësinë e proçesorit të iPhone për të përpunuar sinjalin si një DSP (Digital Signal Processor). Kjo do të thotë që sinjali përpunohet direkt nga proçesori dhe jo nëpërmjet tingujve të kampionuar.


Steel Guitar, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Steel Guitar është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar pas instrumentit të kitarrës. Aty do të keni mundësi të provoni tinguj të ndryshëm të cilat janë rregjistruar në formën e efekteve si edhe të formoni akorde të ndryshme të cilat do t'ju ndihmojnë në përvetësimin e këtij instrumenti.


Color Accent, nga 0.89€, falas /iPhone, iPad
Një nga aplikacionet më të mira të kësaj kategorie: na lejon të eliminojmë ngjyrat nga sfondi i një fotografie në mënyrë shumë të saktë dhe profesionale. Një aplikacion që duhet ta provoni patjetër.


Flight Unlimited Las Vegas, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Flight Unlimited Las Vegas është një lojë ku ju do të provoni nëpërmjet stimulatorëve, drejtimin e avionëve të cilët fluturojnë mbi qytetin e Las Vegas. Nëse jeni të apasionuar pas avionëve atëherë ne ju këshillojmë ta shkarkoni këtë lojë.


NodeBeat, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të shprehim pasionin për muzikën duke lidhur pikat të cilat përfaqësojnë nota dhe ritme, për të krijuar kështu melodi që më pas mund ta dëgjojmë. Në dispozicion do të keni rreth 20 shkallë muzikore si dhe mjaftë elementë muzikorë që shprehen me pika ose me kuadratë.


System Activity Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
System Activity Monitor është një program i dobishëm për të monitoruar performancën hardware të iPhone. Programi do ju informojë në lidhje me memorien Ram që po konsumohet, hapësirën e zënë të  memories fikse si dhe informacione të tjera në lidhje me sensorët. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment