Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

InstaWeb: Web to PDF Converter, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
InstaWeb është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të ruani në formatin PDF, çdo faqe web që visitoni në programin Safari. Gjatë ruajtjes ai do të pastrojë faqen nga elementët e padëshiruar, si rreklamat. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Joint Operation: Airland Battle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Joint operation është një lojë me aksion ku do të ndihmoni aleatët të  luftojnë kundër ushtrisë së kuqe e cila ka prodhuar një armë të fuqishme dhe kërkon ta përdorë kundra njerëzimit. Detyra juaj do të jetë pikërisht të shpëtoni botën.


Sudoku Pro Edition, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Sudoku Pro Edition është një lojë në të cilën ju do të luani lojën e famshme sudoku në nivele mjaft të vështira të cilat do të vënë mëndjen në lëvizje. Nëse jeni të apasionuar pas kësaj lojë atëher ja vlen ta shkarkoni në iDevice.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment