Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Treasure Seekers 3, nga 0.89€, falas. /iPad
Treasure Seekers është një lojë me temë kuic ku ju duhet të çlironi fantazmat e burgosura nga një alkimist i ligë i cili kërkon të pushtojë botën duke ju mposhtur. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- AllStarSlams, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AllStarSlams është një lojë interaktive ku duhet të kryeni kërcime duke kapërcyer pengesat dhe të shënoni pikë. Duhet të mësoni të kryeni të gjitha hedhjet spektakolare të lojëtarëve më të mirë të NBA.


Ruler: Tape Measure Length 17ft, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ruler është një program i domosdoshëm në listën tuaj të programeve të dobishme. Ai ju lejon të matni distanca deri në 5 metra, duke prekur ekranin e iPhone dhe më pas duke e lëvizur me dorën tjetër atë. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment