Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Colossatron: Massive World Threat, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Colossatron është një lojë e bukur me aksion ku ju duhet të ndihmoni ekipin special të shpëtojë botën nga pushtimi masiv i rrobotëve vrasës të cilët kanë marrë forma të ndryshme. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Orderly: Reminders, Tasks & To Do, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orderly është një program i cili do të na japë mundësinë të menaxhojmë të gjitha eventet tona që do të kemi në të ardhmen. Gjithashtu do të mund të menaxhoni edhe shënimet që mund të keni nevojë të mbani gjatë ditës. Programi është ndërtuar gjithashtu mbi një grafikë mjaft të këndëshme.


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment