Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- BlastBall Max, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
BlastBall Max është një lojë me temë kuic ku ju duhet të rreshtoni sferat me ngjyra sipas rradhës së kërkuar. Kini kujdese sepse nuk do të jetë aq e lehtë dhe sigurisht do të jetë mënyra më e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Studio Music Player, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Studio Music Player është një program i cili do të sjell në iDevice një program për të dëgjuar muzikë në mënyrë mjaft të thjeshtë por duke i aplikuar pjesëve muzikore efekte të ndryshme audio. Pra ai ju ofron një panel dixhital miksimi. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Orsus, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orsus është një lojë në të cilën ju do të drejtoni një grimcë  atomike në univers. Duhet të zbuloni të gjitha forcat që e pengojnë atë arrij skajet e hapësirës. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment