Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Motorsport Manager Mobile, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Motorsport Manager Mobile është një lojë ku ju do të jeni menaxheri i një ekipi garues me makina. Duhet të menaxhoni çdo detaj të makinës, pilotëve dhe të merrni pjesë në garat e ekipit për ti mbështetur ato. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Scurvy Scallywag, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Scurvy Scallywag është një lojë me temë kuic ku duhet të zbuloni të gjitha thesart e piratëve duke eliminuar blloqet treshe që i fshehin ato. Nëse po kërkoni një lojë për kohën tuaj të lirë, atëherë ja vlen ta merrni atë.


True Skate, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
True Skate është një lojë krejtësisht e bazuar tek fizika dhe për të luajtur duhet të kryejmë disa gjeste në ekran nëpërmjet gishtërinjve për të kontrolluar skateboard-in, duke na mundësuar të bëjmë disa akrobacira fantastike. Për tu spostuar përpara mjafton të rrëshkiskni gishtin në ekran. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment