Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Flight Fight 2, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Flight Fight është një lojue mjaft e bukur me aksion, ku ju duhet të luftoni me anije luftarake fluturuese kundra bandave kundërshtare që duan të pushtojnë qytetin. Do të keni mundësi të luani në rreth 90 nivele të ndryshme dh për të fituar duhet të eliminoni të gjithë anijet fluturuese kundërshtare.


PhotoJus Fx Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
PhotoJus është një program i cili do t'ju japë mundësinë ti shtoni fotove tuaja efekte grafike profesionale.  Vetëm me pak prekje në ekran, do të ndryshoni fotot duke i dhënë atyre një prekje grafike mahnitëse.


- Depello: Color Splash Your Photos, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Depello është një program për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas fotografisë. Ai ju jep mundësinë të aplikoni ngjyrat tuaja të preferuara në mënyrë mjaft të thjeshtë. Do të mjaftojë të seleksiononi sipërfaqen mbi foto dhe të zgjidhni ngjyrën e dëshiruar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment