Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- INKS., nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Inks. është një lojë ku do të luani Pinball në një ambjent grafik mjaft të veçantë i cili do të rrisë argëtimin që do të merrni. Përveç ambjentit grafik, do t'ju duhet të shkathtësoheni për të kaluar nivelet e ndryshme dhe të bëheni kampion absolut.


HDR Photo Camera, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Me këtë program mund të përpunojmë fotografitë tona dhe të krijojmë gjithashtu, duke përdorur efektin HDR(High Dynamic Range). Ky efekt do ti japë fotografive tona një kualitet mjaft të lartë dhe profesional. Po si funksionon HDR? HDR fotografon 3 fotografi në fraksionin  e sekondës me intensitet ngjyrash të ndryshme, dhe duke kombinuar këto 3 foto na krijon një foto finale që ka një kualitet mjaft të lartë. Përveç kësaj, programi ofron dhe disa funksione të tjera që shfrytëzojnë fotokamerën e iPhone ose iPad.




LightEaters, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
LightEaters është një lojë me temë kuic dhe mister, ku duhet të zbuloni të gjitha sekretet me ndihmën dritës, pasi vëndet ku do të zbrisni janë të mbuluara nga errësira.  Nëse po kërkoni një lojë ku argëtimi dhe frika ndërthuren, atëher ja vlen ta merrni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment